Sporti

E mposhti Prishtinën dhe fitoi titullin në kryeqytet, Nelson motivon basketbollistët e Trepçës para ndeshjes shumë të rëndësishme

04/28/2023 16:52
nga:Mergim Rreci

Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen të dielën në ndeshjen e 5-të gjysmëfinale.

Fituesi i këtij takimi do të kualifikohet në finalen e madhe të Superligës së Kosovës në basketboll. Deri më tash, dy ndeshje i kanë fituar kryeqytetasit, kurse dy fitore kanë siguruar ‘Minatorët’ nga Mitrovica.

Ish basketbollisti i njohur amerikan i skudrës së Trepçës, Jaleel Nelson, i ka motivuar basketbollistët e skuadrës nga Mitrovica para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Prishtinës.

Nelson kishte zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me “Minatorët” në edicionin 2011/12, duke fituar titullin kampion pikërisht në kryeqyet ndaj skuadrës së Prishtinës.

Ai konsiderohet të jetë njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka luajtur në basketbollin tonë kosovar, duke fituar trofe më pas edhe me skuadrën e Pejës.

Nëpërmjet ‘GazetaBlic Sport‘, Nelson tha se Trepça ka basketbollistë të shkëlqyer dhe se ata duhet të japin gjithçka në parket në këtë takim.

“Suksese të dielën për basketbollistët e ish skuadrës time! Ju të gjithë jeni një grup i madh individësh, por edhe një ekip më i madh së bashku. Jepini gjithçka në ndeshjen kundër Prishtinës dhe lërini të gjitha në parket! Forca Trepça“, tha Nelson me mesazhin e tij.

Takimi mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të zhvillohet me fillim nga ora 17:15.

/GazetaBlic Sport/