Lajme

E moshuara nga Kosova shpëtohet nga mbytja në Shëngjin

06/12/2025 13:06
nga:Sh R

Një e moshuar nga Kosova derisa ishte me pushime në Shëngjin është shpëtuar sot nga vrojtuesit e detit.

Sipas abcnews.al, e moshuara ishte në rrezik për mbytje derisa ishte duke u larë në det.

Vrojtuesit e detit i kanë dhënë ndërhyrjen e parë kosovares, dhe pastaj është dërguar në spitalin e Lezhës për trajtim të mëtejshëm mjekësor dhe sipas raportimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.