Lajme

E mori në motor dhe e ngacmoi – e mitura denoncon të riun për ngacmim seksual në Prishtinë

04/06/2026 11:07
nga:Gazeta Blic

Një rast shqetësues është raportuar në Prishtinë, ku një i ri dyshohet për ngacmim seksual ndaj një të miture, mëson Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 06.04.2026, rreth orës 01:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, ku siç mëson Sinjali, i dyshuari Muhamed Kalaja dyshohet se ka kryer veprime të papërshtatshme ndaj një vajze të mitur.

Sipas deklarimit të viktimës, e cila është intervistuar në prani të Qendrës për Punë Sociale dhe prindit, i dyshuari e kishte marrë me motoçikletë dhe gjatë lëvizjes kishte filluar ta ngacmonte duke e prekur në pjesë të trupit.

Pas incidentit, ata kishin vazhduar në drejtim të Podujevës. Në motoçikletë ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

Viktima ka deklaruar se nuk ka pësuar lëndime dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor.

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Ngacmim seksual”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.