Lajme

“E mori me forcë, e keqtrajtoi, na e solli të vdekur, reagimi i hallës së 18-vjeçares nga Ferizaj që u dërgua pa shenja jete në spital

08/23/2021 12:30
nga:E K

Vrasja e 18 vjeçares në Ferizaj ka nxitur reagime të shumta, raporton Gazeta Blic.

Së fundmi ka reaguar halla e saj e cila në një shkrim në Facebook ka shkruar se të dyshuarit fillimsht e morën me forcë tashmë viktimën.

Në profilin e saj në Facebook ajo ka postuar një foto të zezë ku ka shkruar “Pushon në paqe, zemra e hallës”.

Njëkohësisht në një koment në Facebook ajo ka shkruar se i dyshuari e mori me forcë 18-vjeçaren dhe u martua me të.

“E mori me forcë, e keqtrajtoi, na e solli të vdekur”, shkruhet nër të tjera në Facebook.

Shënim: Personiat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.