Lajme

E mitura sulmohet seksualisht nga punëtori teknik i një shkolle në Malishevë

11/18/2022 09:48
nga:G B

Një nxënëse e mitur në shkollën fillore “Kajtaz Ramadani” në Kijevë është sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kësaj shkolle.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se i dyshuari është arrestuar.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual””. Ka thënë Elezaj.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.