Lajme

E mitura nga Fushë-Kosova ngacmohet seksualisht nga një i panjohur

05/22/2021 08:42
nga:Y I

Një e mitur në Fushë Kosovë, përmes rrjetit social ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person i pa njohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 07.05.2021.

“Rasti është duke u hetuar”.

Njoftimi i plotë:

Lagjja 29, Fushë Kosovë 07.05.2021 – 03:00. Ankuesja femër kosovare (e mitur) ka raportuar se përmes rrjetit social facebook, është ngacmuar nga një person i pa njohur. Rasti është duke u hetuar.