Policia e Kosovës (PK) njofton se një e mitur ka raportuar në polici se nga koha kur u raportua e zhdukur nga famimljarët e saj, kishte bashkëjetuar me një 34-vjeçar dhe se i njëjti e kishte keqtrajtuar.
Lajmmi u bë i ditur përmes raporti 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në Gjilan.
“Më 06.08.2022 ankuesja femër kosovare (e mitur) ka raportuar në polici se nga koha e cekur, kur nga familjarët e saj ishte raportuar si e zhdukur, ka bashkëjetuar me një të dyshuar mashkull kosovar i moshës rreth 34 vjeç. Sipas ankueses në periudhën sa ajo kishte bashkëjetuar me të dyshuarin ai e kishte keqtrajtuar atë”, thuhet në njoftim.
Policia njofon se rasti është duke u hetuar, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.


