Lajme

E mitura dyshohet se u dhunua në Prizren, arrestohet një person

07/26/2025 08:40
nga:Sh R

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është një vajzë e mitur kosovare, e cila është intervistuar në prani të prindit dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale.

Pas intervistimit, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Prizren  25.07.2025 – 17:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare-e mitur. Viktima pasi është intervistuar në prezencë të prindit dhe zyrtarëve të QPS-së, është dërguar për ekzaminime mjekësore në IML, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.