Lajme

“E merr vesh populli”, Canaj: Ramiz Lladrovci do ishte kryeministër që flet gjuhën e popullit

05/05/2026 22:33
nga:G B

Analisti politik Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka vlerësuar figurën e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke thënë se ai komunikon më së miri me qytetarët përmes gjuhës së thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë.

“A e dini kë e merr vesh më së miri populli për nga gjuha? Është Ramiz Lladrovci. Nëse ai do të ishte kryeministër, do të fliste me gjuhën e popullit.”

Sipas tij, aftësia e Lladrovcit për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët e bën atë një figurë të veçantë në politikë.