Policia gjermane ka filluar një hetim ndaj të talentit të Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko pasi ai dyshohet se mbylli ish-të dashurën e tij në banesën e tij kundër vullnetit të saj.
Talenti 16-vjeçar me sa duket kishte një debat të nxehtë me partneren e tij të atëhershme para se ta mbyllte atë në shtëpinë e tij dhe të shkonte në stërvitje, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas La Gazzeta dello Sport, pasi kuptoi se çfarë kishte bërë Moukoko, ish e dashura e tij thirri policinë, e cila shkoi në shtëpi dhe i hapi derën asaj.
Ndërsa nuk është bërë asnjë ankesë kundër Moukoko, policia ka vendosur të hapë një hetim mbi incidentin i cili ka ndodhur më herët.
/GazetaBlic Sport


