Showtime

E maskuar nga koka tek këmbët, idenë e Kimit e kishte praktikuar Tayna dhe reperja ka diçka për të thënë

09/17/2021 10:33
nga:Genita C

Në eventin më të madh të modës në “ Met Gala” vëmendjen e mori Kim Kardashian.

Ajo u shfaq e maskuar nga koka deri tek këmbët, veshje kjo e cila u komentua mjaft shumë, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, një gjë që na ka ikur ishte kjo veshje pothuajse e njejtë e veshur nga reperja shqiptare, Tayna, para disa vitesh.

Tayna ka postuar një fotografi të tillë në ‘Instastory’ teksa shkroi: “3 vite më parë dhe tani them “Çfarë kam menduar”.

Tayna nuk hezitoi të etiketoj Kim Kardashian, mbase për t’i treguar se e ka kopjuar?/GazetaBlic/