Showtime

E lodhur nga akuzat e komentet në rrjete sociale, Sara: Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur, nuk më rrëzoni dot

03/13/2024 11:51
nga:N K

Sara Gjordeni ka reaguar sërish me një postim në Instagram, aty ku ndiqet nga mijëra njerëz.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 duket të jetë lodhur nga komentet e akuzat në rrjete sociale.

Ajo thotë se është e detyruar të flasë dhe të tregojë për të kaluarën, ndonëse shumë nga gjërat ia kanë shtuar – sikurse me ish-të dashurit.

Modelja thotë se po abuzohet me emrin e saj, por që nuk do të dorëzohet.