Lajme

E lidhi, e vrau dhe…”, dëshmia tronditëse e bashkëpunëtorit të vrasësit të 41-vjeçares: Isha aty për ta ndaluar sepse pranova ofertën

01/13/2024 18:59
nga:Gazeta Blic

34-vjeçari që po akuzohet së bashku me 39-vjeçarin për vrasjen e Gjeorgjisë në Selanik ka rrëfyer detaje tronditëse për ngjarjen.

Dy të arrestuarit që po ndiqen penalisht për vrasje me dashje, ndërprerje të shtatzënisë me dhunë, grabitje, si dhe për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të paligjshëm dhe mëngjesin e sotëm janë dërguar në Gjykatën e Selanikut.

I pari që ka kaluar “pragun” e hetuesisë ka qenë 34-vjeçari, i cili sipas informacioneve ka pohuar se partneri i 41-vjeçares ka qenë ai që i ka marrë jetën gruas.

Ai tha se 39-vjeçari ia mbylli gojën dhe e lidhi gruan dhe se ai e ndihmoi atë që të mbante trupin.

“Unë isha aty për ta ndaluar sepse pranova ofertën e tij për të bërë një grabitje të rreme pa u lënduar vajza. Kur mori thikën në duar, më kërkoi të largohesha. Dola nga pallati dhe prita në makinë. Pastaj erdhi dhe më tha se e kishte vrarë. Pranova ta lëviz trupin, pasi kisha frikë se mos e pësoja edhe unë”, mësohet se ka thënë ndër të tjera ai.

“Nuk dija asgjë. 39-vjeçari kishte planifikuar gjithçka. Kisha frikë për mua dhe familjen time. E pranoj që kam ndihmuar në transport me bagazhin”, tha ai.

Partneri vrasës gjatë hetimeve paraprake mohoi përfshirjen e tij në vrasje dhe pretendoi se atë natë kishte fjetur “rëndë”, pasi kishte marrë qetësues, megjithëse lëvizjet e tij kanë qenë të regjistruara në video dokumente të ndryshme dhe që ata e mohojnë.