Cool

E lë kamerën e telefonit ndezur për të parë se kush po ia shikon të pasmet, video bëhet virale

08/07/2021 10:45
nga:G C

Aline Dessine, një franceze e re e cila krenohet me madhësinë dhe formën e të pasmeve, ka realizuar një eksperiment social dhe në xhepin e pasmë të pantallonave të shkurtra ka vënë telefonin – duke e lënë të ndezur kamerën.

Kështu u fut në një market, e qëllimi i saj ishte të kuptonte nëse meshkujt po ia shikonin të pasmet, transmeton Telegrafi.

Përgjigja ishte e pritshme – po, shumica e tyre ishin meshkuj dhe të moshave të ndryshme, por ajo çfarë e befasoi francezen që ishin edhe disa femra që bënë të njëjtën gjë.

Eksperimenti i saj social ka marrë 11 milionë shikime, e ka motivuar shumë vajza tjera që në rrjetin social TikTok të kryejnë video me tematikë të ngjashme.

@alinedessineBordel j’aurais jamais cru que j’en cramerais autant ? ##backpocketchallenge

♬ you would not believe your eyes – ?️