Kylian Mbappe e nisi nga pankina ndeshjen kundër Nantes.
PSG fitoi 2-0 në raundin e 22-të të Ligue 1. Pas ndeshjes, Luis Enrique u pyet për vendimin, duke mohuar çdo fërkim me sulmuesin, i cili do të largohet nga klubi francez në fund të sezonit.
“Mbape dhe unë shkojmë shumë mirë. Nuk ka asnjë problem”, ka thënë Enrique.
Sa i përket ndeshjes: “Të vish në këtë stadium, gjithmonë me një atmosferë të pabesueshme, dhe pas një ndeshjeje të vështirë të Champions League, gjithmonë bëhet shumë e ndërlikuar. Disa lojtarë ishin në gjendje të merrnin disa minuta.”
/GazetaBlic Sport