Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës në Prizren ka vendosur që në raundin e dytë për zgjedhjet për kryetar të Prizrenit ta mbështes kandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn.
Burime të Gazeta Blic kanë marrë vesh se AAK e PDK tashmë kanë mbetur vetëm ta zyrtarizojnë këtë marrëveshje, përderisa gjithçka është gati.
“Në parim jemi marrë vesh për ta mbeshtetur Shaqir Totajn për balotazh. Marrëveshja ka të bëjë bazuar në fuqinë politike që kemi në Kuvendin Komunal. AAK siç e dini është partia e katërt që ka dal nga zgjedhjet e 17 tetorit dhe kemi tri ulëse në Kuvend”, ka thënë ky burim i Gazeta Blic.
Sipas këtij burimi, përveç marrëveshjes në bazë të fuqisë politike, AAK e PDK kanë rënë në ujdi edhe për diçka tjetër.
“Përvec kësaj ka pjesë të programit të AAK që është inkorporuar në atë të z. Totajt”, ka shtuar ky burim.
Sipas tij “torta” e pushtetit do të ndahet dhe do të bëhet publike pas raundit të dytë në Prizren.
Gazeta Blic ka provuar që të kontaktojë me kryetarin e AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, por kontakti me të ka qenë i pamundur.