Sporti

E kryer: Grealish lojtari i Manchester Cityt

08/05/2021 10:31
nga:E K

Manchester City nuk heq dorë nga interesimi për Jack Grealish.

Duket se anglezi do të vazhdojë karrierën e tij te kampionët momental të Anglisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmin e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili raporton se marrëveshja mes dy klubeve për transferimin e tij është arritur.

Mesfushori ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare që do e mbajë atë në ‘Etihad Stadium’ deri në vitin 2026.

Testet mjekësore pritet të kryhen sot kurse shuma që City ka paguar për transferimin e tij është 100 milionë funte.

/GazetaBlic Sport/