Sporti

E kryer: Xhaka transferohet tek Sunderlandi

07/28/2025 12:46
nga:Lorik J

Tashmë gjithçka ka përfunduar, Granit Xhaka do të transferohet tek skuadra angleze, Sunderland.

Futbollisti shqiptar do të largohet nga Leverkuseni, për t’u rikthyer në Premierligë, por tani tek skuadra e Sunderlandit, shkruan GazetaBlic Sport.

Eksperti i merkatos ndërkombëtare, Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja midis klubeve dhe lojtarit është arritur, me Sunderland që do të paguajë 20 milionë euro për shërbimet e Xhakës.

Mesfushori do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, deri në vitin 2027.

/GazetaBlic Sport