Sporti

E kryer: Tuchel, trajneri i ri i Anglisë

10/15/2024 19:47
nga:Lorik J

Thomas Tuchel do jetë trajneri i ri i Anglisë.

Eskperti i merkatos, Fabrizio Romano ka njoftuar para pak çasteve se palët kanë rënë dakord për kushte, kontrata është vendosur për t’u nënshkruar, teksa një deklaratë zyrtare pritet së shpejti.

Pas një përfundimi të shpejtë të negociatave, ish-trajneri i Chelseat fitues i Ligës së Kampionëve do të bëhet trajneri i parë i Anglisë me origjinë gjermane.

Emërimi i Tuchel, 51 vjeç, do t’i japë fund pasigurisë që ka qarkulluar rreth postit në Angli që nga dorëheqja e Gareth Southgate në verë, raportoi The Times.

/GazetaBlic Sport