Sporti

E kryer: Super lojtari i Liverpoolit transferohet në Barcelonë, arrin marrëveshje tri vjeçare

05/27/2021 12:43
nga:Lorik J

Mesfushori holandez, Gini Wijnaldum është shumë afër të bëhet transferimi i parë i Barcelonës në merkaton e verës.

Wijnaldum u përshëndet me lojtarët dhe tifozët e Liverpoolit pas ndeshjes së fundit në Premierligë ndaj Crystal Palace dhe tani është gati të nisë një aventurë të re në La Liga, përcjell GazetaBlic Sport.

“Gini Wijnaldum do të nënshkruajë kontratën e tij me Barcelona deri në qershor të vitit 2024 në orët e ardhshme, pas marrëveshjes verbale të arritur dy ditë më parë. Agjentët e Wijnaldum tani po takohen me bordin e Barça në mënyrë që të përfundojnë marrëveshjen”, ka raportuar Fabrizio Romano, eksperti i merkatos.

/GazetaBlic Sport