Besiktas ka arritur marrëveshje me legjendën norvegjeze Ole Gunnar Solskjaer. Ish-sulmuesi dhe ish-trajneri i Man United do të marrë drejtimin e ekipit turk brenda ditësh.
Solskjaer do të jetë në Stamboll të dielën për të nënshkruar kontratën e tij, e cila zgjat deri në qershor 2026.
Pas ndeshjes me Samsunspor, Solskjaer do të marrë drejtimin e Besiktas. Debutimi i tij do të jetë kundër Athletic Bilbaos në Europa League.
Norvegjezi drejtoi për herë të fundit Manchester United deri në nëntor të vitit 2021, dhe më parë ai ishte në Molde. Që nga janari 2023, Solskjaer ka punuar për UEFA-n.
/GazetaBlic Sport/