Mauricio Pochettino nuk është i kënaqur me angazhimin e tij në PSG vetëm dhjetë muaj pasi mori drejtimin e gjigantit francez.
Tekniku argjentinas është nga emrat më të lakuar për të marrë detyrën si trajneri i ri i Manchester United, pasi Ralf Rangnick luan rolin e trajnerit të përkohshëm, përcjell GazetaBlic Sport.
PSG nuk dëshiron të lirojë Pochettino për sa kohë që nuk ka një opsion të sigurt rezervë.
Më së shumti përmendej emri i Zinedine Zidane, por trajneri francez thuhej se nuk dëshiron ta marrë skuadrën në mes të sezonit. Megjithatë, një burim sugjeron se Zidane në PSG është një çështje e zgjidhur.
Khalid bin Hamad bin Khalifa Al-Thani, vëllai i emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al-Thani, i cili zotëron PSG-në, postoi një mesazh në Twitter: “Gjithçka është rënë dakord. Konfirmimi zyrtar së shpejti. Mirë se vini Zezo.”
⚡? ?
Les choses sont réglées.
Bientôt annoncé..Bienvenue Zezo
— خلـــيفة بـــن حمـــد آلــ ثانــــــي (@khm_althani) November 26, 2021
Në një postim të mëvonshëm, ai ka postuar një foto të Zidane dhe u ka uruar shokëve natën e mirë. Nuk dihet ende nëse sheiku thjesht po bënte shaka, por ky është një burim shumë i besueshëm.
Ai ishte i pari që njoftoi verën e kaluar se Lionel Messi do të mbërrinte në Paris.
/GazetaBlic Sport/


