Sporti

E kryer: Sergio Ramos transferohet në Arabi

08/29/2024 13:33
nga:Lorik J

Mbrojtësi legjendar, Sergio Ramos ka arritur një marrëveshje të plotë me skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Orobah për një transferim, sipas gazetarit, Sacha Tavolieri.

Ramos do t’i bashkohet klubit arab si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Sevillan.

Mbrojtësi 38-vjeçar ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në Real Madrid, ku fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe pesë tituj të La Ligës.

Ai më vonë u transferua në Francë për të luajtur për PSG për dy vjet përpara se të kthehej në klubin e tij të fëmijërisë, Sevilla.

/GazetaBlic Sport/