Nuk ka më dyshime apo negociata të vazhdueshme: Tijjani Reijnders do të jetë një lojtar i ri i Manchester Cityt.
Një marrëveshje e plotë është arritur me Milanin për transferimin e mesfushorit holandez, i cili largohet nga Rossonerët pas dy sezonesh, 104 paraqitjesh, 19 golash dhe 9 asistimeve.
Në fakt, siç konfirmohet nga gazetari Vito Angelè, gjigantët e Premier Ligës kanë mbyllur një marrëveshje për një tarifë prej rreth 70 milionë eurosh. Holandezi, ish-lojtar i AZ Alkmaar, nënshkroi rinovimin kohët e fundit me AC Milan duke e ditur se mund të shitej diku tjetër.
26-vjeçari ishte i sigurt se do të largohej. Ai i tha lamtumirë San Siros duke shëtitur nëpër fushë me djalin e tij pas ndeshjes së fundit kundër Monzës.
Ai kishte anuluar pushimet në Spanjë dhe Greqi për të qëndruar në Como sepse e dinte se duhej të luante Kupën e Botës me klubin e tij të ri.
/GazetaBlic Sport


