Endrick, talenti i njohur brazilian ka arritur marrëveshje me Real Madridin.
Marrëveshja e plotë verbale është arritur dhe tashmë lojtari do t’i bashkohet klubit madrilen, përcjell GazetaBlic Sport.
Real Madridi do t’i paguajë 60 milionë euro Palmeiras plus 12 milionë euro taksa.
Futbollisti brazilian i lindur në vitin 2006 do t’i bashkohet Real Madridit në korrik të vitit 2024.
Gazetari i njohur, Fabrizio Romano raporton se klubi i Perez planikifon për të firmosur të gjitha dokumentet brenda dhjetorit.
/GazetaBlic Sport.


