Sporti

E kryer: Pochettino, trajneri i ri i kombëtares amerikane

09/03/2024 18:48
nga:Lorik J

Këtë javë Mauricio Pochettino do të bëhet trajneri i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prej disa javësh, marrëveshja mes Federatës Amerikane dhe trajnerit argjentinas është totale dhe në orët në vijim – maksimumi në ditët në vijim – duhet të zyrtarizohet.

Avokatët po punojnë për të shqyrtuar dokumentet, përpara se të hedhin firmën. Kështu bën të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

/GazetaBlic Sport