Skuadra e Trepçës nga Mitrovica ka arritur një transferim të minutave të fundit të merkatos.
Siç mëson GazetaBlic Sport, KF Trepça ka arritur marrëveshje me futbollistin e njohur kosovar, Osman Mëziu.
Sulmuesi anësor ka nënshkruar për një sezon me klubin e Trepçës.
Së fundmi, Mëziu ishte pjesë e Vëllaznimit, teksa tani kalon tek Trepça, me synime të qarta, rikthimin në Superligën e Kosovës për stinorin e ardhshëm.
/GazetaBlic Sport


