Sulmuesi i Milanit, Noah Okafor do të niset sot për të kryer testet mjekësore tek RB Leipzig, duke kompletuar transferimin në huazim me opsion blerjeje.
Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, diskutimet rezultuan të suksesshme dhe tashmë gjithçka është vendosur.
Është caktuar të jetë një huazim prej 1.5 milionë euro me opsion blerjeje për rreth 25 milionë euro.
Ka dy arsye pse Milani duhet të largojë Okaforin nga ekipi i tyre në janar, pasi jo vetëm që ai do të lirojë një vend për një tjetër sulmues, ai mbi të gjitha do të heqë një nga vendet e skuadrës së lojtarëve jashtë BE-së.
Milani pagoi 15.5 milionë euro për të nënshkruar me Okafor nga RB Salzburg në verën e vitit 2023.
/GazetaBlic Sport