Sporti

E kryer: Niko Kovac pritet të bëhet trajner i Dortmundit

20 ditë më parë
nga:Lorik J

Trajneri kroat Niko Kovac është trajneri i ri i Borussia Dortmundit. Kjo u bë e qartë pas ndeshjes së Champions League, në të cilën “verdhezinjtë” mposhtën 3:1 Shakhtar Donetsk.

“Mund të konfirmoj se kemi arritur një marrëveshje me Kovac. Mike Tublerg do të vazhdojë të udhëheqë ekipin në ndeshjen e së shtunës në Bundesligë kundër Heidenheim dhe Nico do të marrë drejtimin të dielën,” tha drejtori sportiv i Dortmundit Lars Ricken pas ndeshjes.

Niko Kovac është ish-trajneri i Bayern Munichut nga 2018/2019. Ai gjithashtu drejtoi kombëtaren kroate dhe ka drejtuar gjithashtu Eintracht Frankfurt, Monaco dhe Wolfsburg.

/GazetaBlic Sport