Sporti

E kryer: Neymar do të rikthehet tek Santos

01/27/2025 08:04
nga:Lorik J

Neymar është afër kthimit të tij në Santos, sipas Fabrizio Romano.

Është arritur një marrëveshje verbale mes lojtarit, Santos dhe Al Hilal, ndërsa hapat zyrtarë priten javën e ardhshme.

Romano raportoi, “Hapat zyrtarë që do të ndiqen ditët e ardhshme për formulën përfundimtare të marrëveshjes nga Al Hilal dhe kontratat që do të kontrollohen. Neymar tashmë i tha po lëvizjes.”

Sulmuesi brazilian ka luajtur më parë për Santos përpara se të kalonte në Evropë. Rikthimi i tij shënon një moment të rëndësishëm për klubin, me tifozët që presin me padurim njoftimin zyrtar.

/GazetaBlic Sport