Sporti

E kryer: Newcastle ia “rrëmben” lojtarin Milanit – Botman së shpejti zyrtarizohet te klubi anglez

06/25/2022 10:34
nga:E K

Sven Botman do të jetë lojtar i Newcastle sezonin e ardhshëm.

Mbrojtësi holandez ishte shumë afër transferimit tek Milani, por që tashmë ka vendosur për skuadrën angleze, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Fabrizio Romanos, Botman tashmë mund të konsiderohet si lojtar i Newcastle pasi marrëveshja duket se është arritur me Lille që do fitojë 37 milionë nga shitja e tij.