Sporti

E kryer: Muriqi do të transferohet tek Mallorca për 9.3 milionë euro

07/20/2022 11:54
nga:L J

Skuadra e Mallorcas ka arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Vedat Muriqit.

Pas problemeve që kishte Vedat Muriqi me kalimin tek Club Brugge, duket se e ardhmja e tij do të jetë në La Liga, tek klubi i Mallorcas, ku ishte i huazuar edicionin e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas ekspertit të merkatos, Di Marzio, Lazio ka kompletuar transferimin e përhershëm të Muriqit te Mallorca.

Një negocim që do të sjellë rreth 9.3 milionë euro në arkën e klubit italian.

Muriqi pritet të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare.

/GazetaBlic Sport