Sporti

E kryer: Milani ‘blindon’ mesfushorin Tijjani Reijnders

02/25/2025 18:24
nga:Mergim Rreci

Raportet në Holandë pohojnë se Milani dhe mesfushori Tijjani Reijnders kanë arritur një marrëveshje për një zgjatje të re dhe të përmirësuar të kontratës, e cila mund do të vlejë për katër vjet e gjysmë të tjera.

Sipas raportimeve nga De Telegraaf , Milan dhe Reijnders kanë një marrëveshje për një kontratë të re që do të zgjasë deri në verën e vitit 2030.

Marrëveshja aktuale e 26-vjeçarit zgjat deri në verën e vitit 2028, por kuqezinjtë janë të prirur ta lidhin atë me një kontratë të re në mënyrë që të shmangin interesin nga Manchester City dhe Barcelona pas një fillimi të fortë të jetës në San Siro.

/GazetaBlic Sport/