Sporti

E kryer: Milan transferon mesfushorin e njohur nga Ligue 1

08/30/2021 13:26
nga:Lorik J

Bordeaux dhe AC Milan kanë rënë dakord të transferojnë Yacine Adli sipas informacioneve nga RMC Sport.

Skuadra e Milanit do të paguajë 10 milionë euro për transferimin e mesfushori Adli, përcjell GazetaBlic Sport.

Milan kishte kohë që ishte interesuar për shërbimet e lojtarit 21 vjeçar, por siç duket tani është arritur marrëveshje finale.

Lojtari fillimisht do të huazohet nga Milani për një stinor, kurse në fund të edicionit do të paguajnë 10 milionë euro për shërbimet e tij.

/GazetaBlic Sport