Mikel Arteta, do të nënshkruajë kontratë të re me Arsenalin.
Arteta do ta vazhdojë kontratën e tij me “Topçinjtë” deri në qershor të vitit 2027.
Marrëveshja veçse është e përfunduar tani mes klubit dhe kampit të Mikelit, raporton gazetari britanik, David Ornstein.
42-vjeçari spanjoll ishte në 12 muajt e fundit të kontratës së mëparshme, por çdo pasiguri tani është hequr – pasi ai ka kushte të reja të vlefshme deri në vitin 2027.
/GazetaBlic Sport