Sporti

E kryer: Messi do të nënshkruajë me Barcelonën, së shpejti zyrtarizimi

08/02/2021 17:51
nga:E K

Leo Messi do të vazhdojë kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026.

Sipas ‘Sport’ marrëveshja mes argjentinasit dhe bordit drejtues të klubit spanjoll tashmë është arritur, përcjell GazetaBlic Sport.

Kontrata e Messit me Barcelonën skadoi me 30 qershor të këtij viti dhe negociatat ishin të gjata për të arritur marrëveshjen e re.

Messi do të ketë kontratë pesëvjeçare kurse paga e tij në kontratën e re është përgjysmuar.

Messi është në pushime dhe pritet që gjithçka të zyrtarizohet së shpejti.

/GazetaBlic Sport/