Sporti

E kryer: Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i Napolit

05/28/2026 18:43
nga:L J

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Massimiliano Allegri do të jetë trajneri i ri i SSC Napoli.

Ish-trajneri i AC Milan ka pranuar të gjitha kushtet e ofruara nga klubi napolitan dhe firma në kontratë pritet të vijë shumë shpejt.

Marrëveshja konsiderohet e mbyllur mes palëve, me Napolin që tashmë ka zgjedhur pasuesin për stolin e skuadrës.

Kujtojmë se Allegri ishte pjesë e Milanit këtë sezon, ku nuk arriti ta kualifikojë ekipin në Champions League.

/GazetaBlic Sport