Julen Lopetegui do të jetë trajneri i ri i West Ham, pretendon AS.
Specialisti spanjoll tashmë ka nënshkruar kontratë me klubin londinez, pasi ka preferuar ofertën e “çekanëve” ndaj atyre të Milanit dhe Bayernit.
Lopetegui ishte në krye te Wolverhampton, duke u larguar nga Wolves verën e kaluar.
Spanjolli do të zëvendësojë David Moyes. Kontrata e skocezit është deri në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovohet.
Opsione të tjera përballë drejtuesve të West Ham ishin Ruben Amorim dhe Thomas Tuchel.
/GazetaBlic Sport