Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, do të rinovojë kontratën me “Reds”.
Henderson ka hyrë në dy vitet e fundit të kontratës së tij dhe u nervozua në fillim të verës kur bisedimet për zgjatjen e qëndrimit të tij u mbyllën, përcjell GazetaBlic Sport.
Por pas bisedimeve të suksesshme me të drejtuesit e Liverpoolit, Henderson pritet të nënshkruaj një marrëveshje të re trevjeçare me opsionin për ta zgjatur atë me një vit tjetër bazuar në numrin e paraqitjeve që ai bën, sipas The Athletic.
Athletic gjithashtu ka pohuar se trajneri Jurgen Klopp luajti një rol të madh në rinovimin e kontratës së Henderson.
/GazetaBlic Sport


