Liverpooli do të zyrtarizojë trajnerin e ri këtë javë.
Arne Slot do marrë drejtimin e Liverpoolit nga edicioni i ardhshëm, pas largimit të Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.
Fabrizio Romano shkroi në Twitter: “Liverpool dhe Feyenoord kanë nënshkruar të gjitha dokumentet për transferimin e Arne Slot në LFC si trajner i ri.
“Do të duhet ende pak kohë për deklaratën zyrtare të klubit, e planifikuar mes klubeve për këtë javë. Gjithçka e përfunduar dhe e mbyllur.”
45-vjeçari do të pasojë Jurgen Klopp në krye të Reds pasi gjermani po largohet në fund të sezonit.
Liverpool thuhet se do t’i paguajë 9.4 milionë funte Feyenoord-it për holandezin dhe stafin e tij.
/GazetaBlic Sport