Sporti

E kryer: Liverpool arrin marrëveshje me Juventus për Arthur Melo

09/01/2022 10:40
nga:E K

Liverpool është në kërkim të një mesfushori të ri.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp pranoi publikisht se e kishte gabim që nuk donte mesfushor për fillimin e sezonit të ri pas humbjes nga Manchester United, shkruan GazetaBlic Sport.

Tekniku gjerman po përballet me mungesa të shumta si shkak i lëndimeve dhe kjo ka bërë që klubi i drejtuar nga ai të kërkojë mesfushor të ri si përforcim.

Gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano raporton se Juventus dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për transferimin e Arthur Melo në Anfield në formë huazimi.

Klubet nuk kanë marrëveshje për opsionin e blerjes në fund të edicionit.

Braziliani do i kryejë testet mjekësore pasditen e sotme.