Sporti

E kryer: Livakovic do të transferohet tek Fenerbahce

08/23/2023 08:11
nga:L J

Dominik Livakovic, kapiteni i Dinamo Zagrebit, largohet nga klubi pas tetë vitesh.

Fabrizio Romano, burimi më i besueshëm nga tregu i futbollistëve, bëri të ditur mbrëmë.

“Transferimi i Livakovic te Fenerbahce duhet të përfundojë në 24 orët e ardhshme dhe lojtari do të udhëtojë për në Stamboll të mërkurën”.

Dinamo pritet të fitojë 10 milionë euro nga ky transferim.

Livakovic largohet nga Dinamo tetë vite pasi u ble veç për 625 mijë euro. Që atëherë, ai është paraqitur 290 herë për Dinamon. Ai fitoi gjashtë tituj të Kroacisë dhe dy kupa dhe, duke u mbrojtur për Dinamon, u bë portieri i parë i Kroacisë, për të cilin luajti 45 ndeshje.

/GazetaBlic Sport