Larson Ferati, sulmuesi 18 vjeçar nga Kosova është larguar nga klubi gjerman Rot-Weiss Essen.
Ferati tashmë ka nënshkruar kontratë me ekipin holandez, Roda JC, mëson ekskluzivisht ‘GazetaBlic Sport’.
Sulmuesi do t’i bashkohet fillimisht ekipit U21 të Roda JC, ku do të luajë dhe do të stërvitet me ta, deri në fundin e këtij edicioni.
Më parë, Ferati ishte pjesë e akademisë së Bayer 04 Leverkusen, teksa në Kosovë luante për FC Phoenix Banjë.
Ai poashtu ishte pjesë e grumposhave të kombëtares së Kosovës, teksa pritet mjaft nga ai në të ardhmen, si talent premtues.
/GazetaBlic Sport


