Sporti

E kryer: Juventus transferon sulmuesin, Jonathan David

07/02/2025 08:44
nga:Lorik J

Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje me sulmuesin nga Kombëtarja e Kanadasë, Jonathan David.

David u largua nga Lille dhe tani do të transferohet te “Zonja e Vjetër” me parametra zero.

Sulmuesi pritet të zyrtarizohet te skuadra italiane këto ditë.

Kujtojmë që mbrëmë Juve u eliminua nga Kupa e Botës për Klube dhe tani do të kthehet në Itali.

David në Ligue 1 kaloi një periudhë të gjatë, ku zhvilloi 178 paraqitje, shënoi 87 gola dhe bëri 16 asiste