Sporti

E kryer: Jesus transferohet tek Arsenali për 52 milionë euro

06/26/2022 20:37
nga:Lorik J

Gjithçka e kryer, Gabriel Jesus do të largohet nga Manchester City dhe do të nënshkruajë për Arsenalin.

Siç sqaron Fabrizio Romano, sulmuesi brazilian ka arritur marrëveshje me skuadrën londineze deri në vitin 2027 dhe transferimi është mbyllur, mungon vetëm të një njoftimi zyrtar, përcjell GazetaBlic Sport.

Të premten e kaluar, skuadra e Guardiolës arriti marrëveshje me Arsenalin për transferimin e brazilianit për 52 milionë euro.

Sulmuesi do të bëhet përforcimi i katërt për Artetën.

/GazetaBlic Sport