Igli Tare ka bërë një hap të madh përpara në garën për t’u bërë drejtor sportiv i Milanit. Pati një telefonatë dhe një marrëveshje verbale midis drejtuesve dhe shqiptarit, shkruan “Gazzetta dello Sport”.
Ende nuk ka asnjë firmë, por gjithçka po shkon sipas planit dhe Tare dhe Milan do të shtrëngojnë duart.
Opsioni “Tare” ka qenë gjithmonë në tryezë për CEO-n Giorgio Furlani, si dhe për drejtues të tjerë të lartë si Zlatan Ibrahimovic dhe pronari Gerry Cardinale.
Tare ishte gjithmonë një zgjedhje e natyrshme sepse ai ka përvojë të madhe në Itali, të cilën Milani po e kërkon si drejtor të ri sportiv.
/GazetaBlic Sport


