Hakim Ziyech nuk do të rikthehet në Chelsea pasi ai do të qëndrojë përgjithmonë te Galatasaray.
Klauzola e blerjes në kontratën e tij është nisur nga Galatasaray dhe kontratat tashmë janë nënshkruar.
Chelsea ka dërguar dokumentet e nevojshme për t’i konfirmuar klubit turk se marrëveshja është përfunduar, raporton Fabrizio Romano.
Ziyech u transferua te Galatasaray si huazim në verën e vitit 2023.
/GazetaBlic Sport/