Robin Gosens do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën e tij si lojtar i ri i Interit të enjten, konfirmon eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Marrëveshja e nënshkruar midis klubeve për tarifën prej 25 milion euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Gosens pritet të përforcojë jashtëzakonisht shumë skuadrën e Interit dhe ta ndihmojë klubin e Inzaghit që të mbrojë titullin kampion në Serie A.
/GazetaBlic Sport


