Florenzi pritet të jetë transferimi i ri i Milan.
Skuadrat italiane Milan dhe Roma prej kohësh kanë filluar negociatat për transferimin e Florenzit, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas gazetarit, Gianluca Di Marzio, tashmë është arritur dakordimi mes dy klubeve që futbollisti të kalojë te Rossonerët.
Fillimisht Florenzi do t’i bashkohet Milan në formë huazimi dhe këta të fundit do t’i paguajnë Romës 1 milionë euro, kurse Milan do të ketë mundësinë e blerjes në fund të stinorit për 4.5 milionë euro.
#Florenzi al @acmilan ⌛️@SkySport #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 19, 2021
/GazetaBlic Sport/


