Sporti

E kryer: Florent Avdyli do të transferohet skuadra e njohur e Superligës

07/31/2023 10:31
nga:Lorik J

Skuadra e Feronikelit 74′ po vazhdon me përforcimet në këtë afat kalimtar.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi nga Drenasi ka arritur marrëveshje me futbollistin kosovar, Florent Avdyli.

Avdyli së fundmi ishte pjesë e klubit të Malishevës, teksa më herët kishte luajtur edhe tek Drenica e Prishtina.

Feronikeli 74′ ka bërë disa përforcime këtë afat kalimtar, teksa ka ndërruar edhe trajnerin – pasi nga edicioni i ri i Superligës do udhëhiqen nga Xhengiz Rexhepi.

/GazetaBlic Sport